Kur mendoni të befasoni të dashurin/ën tuaj, zakonisht mendoni për një darkë në një restorant elegant, bizhuteri luksoze ose një udhëtim
Por në raste shumë të rralla, të dashurit tanë do të bëjnë diçka shumë të pazakontë dhe qesharake.
Një ndër ta është edhe australiani i quajtur Jarrod Grove, i cili i bëri foton më të keqe gruas së tij Tegan dhe e bëri tatuazh në trupin e tij. Menjëherë pas kësaj, fytyra qesharake me bojë u bë virale dhe u bë meme.
Grove tha se gruaja e tij e urrente foton, por nuk kishte rëndësi sepse atij i pëlqente, duke u ulur në një sallon tatuazhesh për tetë orë të tëra. Ai pranon se Tegan është personi më qesharak që njeh dhe se fytyra e saj në foto e bën të lumtur.
Ai tregon se kur e dashura e tij pa tatuazhin filloi të qante, por më pas ajo qeshi shumë. Pastaj ajo përsëri qau pak dhe filloi të qeshte përsëri. Ishte një ndërthurje e vërtetë emocionesh për Teganin.
Top Channel