Me filmin Barbie që po shfaqet aktualisht në kinema, duket sikur kukulla është më popullore se kurrë.
Barbie ka qenë një element kryesor në industrinë e lodrave për dekada, por ajo gjithashtu ka frymëzuar shumë njerëz për të bërë operacione plastike për t’u dukur më shumë si ajo dhe për t’iu përshtatur standardeve të saj – joreale – të bukurisë. Një nga gratë që ka bërë shumë operacione plastike për këtë qëllim është Nikki Exotika e lindur në SHBA.
Nikki ka shpenzuar tashmë mbi një milion dollarë për të paguar për transformimin e saj, madje i është nënshtruar terapisë së zërit që të tingëllojë më shumë si kukull. Ajo ka filluar të duket gjithnjë e më pak si një person real dhe gjithnjë e më shumë si një kukull me probleme mendore. Për Nikki-n, udhëtimi drejt Barbiehood-it filloi kur zbuloi se kishte lindur në trupin e gabuar. Është e qartë se nuk ishte vetëm një çështje gjinore, pasi ajo ka bërë pothuajse çdo pjesë të trupit të saj për t’u dukur si kukull.
Në Instagramin e Nikki-t ajo shpesh shihet duke pozuar me një tjetër yll të kirurgjisë plastike të quajtur Justin Jedlica. Ai kaloi mbi 100 procedura vetëm që të mund të dukej si Ken.
Nikki gjithashtu ka filluar së fundmi një karrierë si këngëtare. Shumë njerëz në mediat sociale duket se nuk e përkrahin pasionin e Nikki-t për t’u dukur si plastikë.
Top Channel