Tetë vjet mbas firmosjes për koncensionarit të sterilizimit të sterilizimit dhe tre vjet mbasi çështja u kallëzua në SPAK, tetë të persona kryesisht nga fusha e mjekësisë përfunduan nën masa sigurie.
Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit që për koncensionarin me vlerë fillstare 9.6 miliardë lekë përfundoi nën arrest me burg për shpërdorim detyre. Së bashku me të edhe Ilir RRapaj, që dyshohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe që kryeson konsorciumin.
Ndërkohë që SPAK- ut ju aprovuan edhe masa të tjera për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit. Megjithatë në 348 faqe vendim të shpallur nga Erjon Bani në datën 23 qershor nënvizohen rezervat e Gjykatës së Posaçme, që sipas burimeve të sigurta i ka sugjeruar SPAK të marrë nën hetim edhe ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani.
SPAK shprehet se ka veçuar hetimet edhe për persona të tjerë të dyshuar në kontratën e partneritetit publik privat, të kallëzuar dhjetorin e 2019 nga nisma thurje. Kjo kontratë u firmos në 2015 nga ministri i Shëndetësisë, me biznesmenit e “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave , edhe ai e miratoi . Shkëlqim Cani ishte në SPAK për këtë çështje si person që ka dijeni, pavarësisht se Gjykata Antikorrupsion ka vënë në pikëpyetje rolin e tij.
Cani: Unë jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor, s’mund të jap detaje, po ju them ju falënderoj për interesimin që behet në kuadër të transparencës, meqë jemi në gusht vapë është SPAK duhet falënderuar bashkë me juve, të themi që SPAK ka nxjerrë gjethet të na bëjë hije që nesër të jemi. Jo. Unë kam qenë gjithnjë i hapur për çdo çështje, punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e letrave, jo fjalë, unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Çne të më njihte mua ai, donte të më jepte disa pare ai mua, nga ta gjej lidhjen, nuk ka asnjë lidhje. Kur ka nisur koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se ç’ndodh më pas është një histori më vete dhe nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra, çfarë më kërkuat ua dhashë përgjigjet.
Pika tjetër më e rëndësishme është urdhri i gjykatës që kërkon vënien në lëvizje të ILDKPI për të shpallur të pavleshme kontratën e sterilizimit mbasi u firmos në kushtet e konfliktit të interesave.
Top Channel