Video/ Mund të jetë një yll, por Kim Kardashian injorohet nga Drake

16/08/2023 10:31

Kim Kardashian ka qenë së fundmi në një koncert të Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij.

Ajo ishte e pranishme në koncertin e yllit të famshëm, ndërsa po qëndronte anash, në një pjesë te shkallët.

 

Reperi në një moment ishte shumë pranë themelueses së “Skims”, teksa dukej sikur nuk e pa fare. Ndërkohë që Drake afrohej më shumë, Kim i dha atij një buzëqeshje të madhe. Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha ndonjë shenjë që t’ia ketë kthyer asaj.

Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale. Ndër komentet më të shpeshta të ndjekësve ishin: “Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij.; A duhej të bënte diçka Drake?; Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta e ka takuar më pas.”

Kim nga ana tjetër është akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake. Ish-çifti që kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.

Rikujtojmë se, një grua pjesëmarrëse në koncertin e Drake të shtunën në zonën e Los Angeles kapi një peshqir të djersitur që reperi hodhi në turmë, duke shkaktuar një përleshje me një burrë tjetër që ishte prezent aty afër. Sherri tërhoqi vëmendjen e Drake, i cili nxitoi t’i vihej në ndihmë fanses.

Sipas pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale, gruaja me fat mund të shihet duke u përkulur mbi një pengesë për të tërhequr peshqirin e Drake teksa ai ecte në prapaskenë. Pothuajse menjëherë, pason një sherr, ndërsa Drake u përfshi në momentin që situata u tensionua./ tar

Top Channel