Dy persona të akuzuar për grabitjen e një biznesi në Tiranë janë vënë në prangat e policisë.

29-vjeçari Sh. G. Dhe 40-vjeçari A. Ç., të dy banues në Tiranë, vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re.

Gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Policia thotë se po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel