“Maestro”/ Bradley Cooper kritikohet ashpër për hundën protetike në rolin e dirigjentit hebre, Leonard Bernstein

16/08/2023 22:55

Aktorja hebraike Tracy-Ann Oberman e ka konsideruar përdorimin e hundës protetike nga Bradley Cooper për të luajtur dirigjentin hebre Leonard Bernstein të barabartë me përvetësimin e një tjetër race, sikurse njerëzit me ngjyrë apo aziatikët.

Oberman, e njohur për rolet e saj në EastEnders dhe After Life, la të kuptohej se Cooper nuk duhej të mbante një protezë. Përmes një mesazhi në Instagram ajo shkroi se nëse Cooper zgjidhet për të luajtur rolin e një “e një figure madhështore hebreje”, atëherë aktrimi i tij duhet të jetë “aq madhështor dhe i vërtetë sa që personazhi i Bernstein të shkëlqejë për kontributin që tashmë është i dukshëm”.

“Nëse ai duhet të mbajë një hundë protetike, atëherë kjo është për mua dhe shumë të tjerë, ekuivalenti i përvetësimit të një tjetër race, të zezë ose të verdhë. Nëse Bradley Cooper nuk mund ta bëjë këtë vetëm përmes fuqisë së aktrimit, atëherë mos e zgjidhni atë – merrni një aktor hebre”- shtoi Oberman.

Por fëmijët e Bernstein thanë se babai i tyre, i cili shkroi muzikën për West Side Story, kishte një “hundë të bukur dhe të madhe” dhe ata kishin frikë se po bëheshin përpjekje për të ulur Cooper.

Tre fëmijët e Bernstein u shprehën zemërthyer sa here që shihnin “ndonjë keqinterpretim ose keqkuptim” të punës së Cooper.

Ata shtuan: “Ndodh të jetë e vërtetë që Leonard Bernstein kishte një hundë të bukur dhe të madhe. Bradley zgjodhi të përdorte grimin për të rritur ngjashmërinë e tij me të dhe ne jemi shumë dakord me këtë. Ne jemi gjithashtu të sigurt se edhe babai ynë do të kishte qenë dakord me të.”

Jamie, Alexander dhe Nina Bernstein thanë se mendonin se “çdo ankesë e ashpër rreth kësaj çështjeje na godet mbi të gjitha si përpjekje të pasinqerta për të ulur një person të suksesshëm – një praktikë që ne e vumë re shumë shpesh të kryer ndaj babait tonë”.

Ata thanë se Cooper i përfshiu të tre “në çdo hap të udhëtimit të tij të mrekullueshëm, ndërsa ai bëri filmin e tij për babanë tonë”  dhe se ata “mund të ndjenin respektin e thellë dhe dashurinë që Bradley solli në portretin e tij të Leonard Bernstein dhe gruas së tij, nënës sonë Felicia”.

Ata shtuan: “Ne ndihemi kaq me fat që patëm këtë përvojë me Bradley dhe mezi presim që bota të shohë krijimin e tij.”

Cooper gjithashtu drejtoi filmin, i cili do të dalë në nëntor, dhe bashkë-shkruan skenarin. Në filmin Maestro aktori luan përballë Carey Mulligan në një dramë që fokusohet në marrëdhënien e Bernstein me gruan e tij, Felicia Montealegre.

Në një trailer zyrtar të publikuar nga Netflix, Cooper – i njohur për “A Star Is Born” dhe “American Sniper” – shihet me një hundë dukshëm më të madhe se ajo e vërtetë. Disa komentues në internet kanë postuar fotografi të Cooper dhe Bernstein krah për krah, duke vënë në dukje se proteza e Cooper duket të jetë më e madhe se hunda aktuale e Bernstein.

Dirigjenti, i cili fitoi 16 çmime Grammy, vdiq në vitin 1990.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA