Efektivi ndërhyn për të shuar sherrin në Himarë, njëri nga agresorët e plagos me thikë! Punonjësi i policisë në gjendje kritike

16/08/2023 00:12

Një efektiv policie është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në fshatin Pilur të Himarës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin dhe  në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA