Kuzhinieri i famshëm Joseph Yoon po “lufton” që njerëzit të kenë insektet pjesë të dietës së tyre

15/08/2023 09:26

Një kuzhinier i famshëm në Nju Jork po përpiqet të ndryshojë kulturën e të konsumuarit të vakteve me dietat e tij aspak të zakonshme.

Joseph Yoon i ka kthyer gatimet me insekte në trend prej katër vitesh dhe tashmë kërkon që dietat e shijshme me insekte, që sipas tij janë të pasura me lëndë ushqyese t’i kthejë në pjata që mund të përdoren në përditshmëri. Yoon, i cili është drejtor ekzekutiv i Brooklyn Bugs tha se:

I dua absolutisht insektet. Ka më shumë se 2,100 lloje të insekteve të ngrënshme në botë dhe ato vijnë me shije të ndryshme. Ajo që po përpiqem të bëj është t’u prezantoj njerëzve këtë larmishmëri të mrekullueshme shijesh, ngjyrash dhe idesh duke treguar se si të gatuajnë insekte të ngrënshme.

Insektet konsumohen rregullisht nga rreth 2 miliardë njerëz, sipas një raporti të vitit 2013 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Për të ndihmuar në reduktimin e ndikimit mjedisor të zakoneve tona të kuzhinës, Yoon dëshiron të normalizojë insektet e ngrënshme në mbarë botën, veçanërisht në Amerikë.

Kur njerëzit më pyesin se si duhet të integrojnë grenzat, karkalecat ose insektet në ushqimin e tyre, një nga mënyrat e preferuara që më pëlqen ta bëj është thjesht në ushqimet që aktualisht janë të preferuara prej tyre. Ju nuk duhet të mendoni për të bërë një pjatë të re me një përbërës të ri, por nëse ju pëlqeni orizin, mund ta gatuani atë me insekte. Mua përshembull më pëlqen të shtoj karkaleca në makaronat e mia me djathë./Tar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA