Kina ka ndaluar publikimin e të dhënave për shifrat e papunësisë tek të rinjtë, teksa diçka e tillë është konsideruar si indikacion për ngadalësim të ritmit ekonomik.
Një përfaqësues qeveritar deklaroi se vendimi është bërë për shkak të disa ndryshimeve në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe shoqërinë e saj.
Në qershor, shkalla e papunësisë së Kinës për grup-moshën 16-24 vjeç ka prekur rekord me mbi 20 për qind.
Banka Qëndrore e Kinës ka marrë, po ashtu, vendim që të zvogëlojë koston e huadhënies, në tentim e sipër për ta rritur qarkullimin ekonomik.
Të dhënat zyrtare kineze kanë treguar se shkalla e papunësisë në Kinë është rritur në 5.3 për qind në korrik.
Mospublikimi i të dhënave për të rinjtë ka nxitur menjëherë reagime në rrjetin social kinez, Weibo.
Vendimi i Qeverisë së Kinës ka ardhur pas raportimeve se rimëkëmbja ekonomike në Kinë, pas pandemisë së COVID-19, është e ngadalshme.
Top Channel