Foto/ Kim Kardashian më joshëse se kurrë! Shëtit natën me biçikletë e veshur me bikini

15/08/2023 10:00

Kim Kardashian tërhoqi edhe një herë vëmendjen e fansave me fotot e reja në Instagram.

Ylli i familjes Kardashian ndan pothuajse çdo ditë me fansat momente nga jeta dhe karriera e saj në rrjetet sociale.

Postimet e saj përfshijnë selfie gjatë daljeve të saj, foto me fëmijët apo motrat, fushatat e veshjeve apo të brendshmeve, por edhe poza seksi.

Së fundmi Kim Kardashian zgjodhi t’i tregojë audiencës disa foto pranë një pishine. Ajo shihet e veshur me bikini floriri që i nxjerrin në pah format e saj perfekte. Në fotot e tjera ajo pozon me të njëjtat rroba banje, duke ecur me biçikletë.

Në mbishkrimin e fotove të saj ajo shkruan: Nite swim in Puglia.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel