Fondacioni Soros do të mbyllë shumicën e projekteve në BE – Reuters (fotot)

15/08/2023 16:42
Selia e mbyllur e fondacionit ne Budapest

Fondacioni Shoqëria e Hapur, që financohet nga miliarderi amerikano-hebre George Soros, ka njoftuar se do të mbyllë shumicën e projekteve të tij brenda Bashkimit Evropian, për të “zhvendosur fokusin në pjesë të tjera të botës”, sipas një email-i të zbuluar nga rrjeti Reuters.

Vendimi do të thotë se rrjeti i politikave moderne liberale do të ndalojë punën me çështjet evropiane për t’u fokusuar në çëshjet më të gjera globale, sipas email-it të dërguar për punonjësit.

Në të thuhej: “Strategjia e re e aprovuar sjell tërheqjen dhe mbylljen e shumicës së punës tonë aktuale brenda Bashkimit Evropian për të zhvendosur fokusin dhe burimet në pjesë të tjera të botës”.

Më tej shtohej: “Ndryshimi nuk është pjesë e punës së mëparshme por një vendim që shikon përpara drejt mundësive të së ardhmes për të pasuar impakt sa më të madh”.

Një zëdhënës i fondacioni tha se OJQ-ja do të vijojë të japë grante për kauzat e saj të preferuara si mbështetja e emigracionit dhe organizatat pro-LGBTQ, në vende të Evropës si Ukraina, Moldavia dhe Ballkani Perëndimor, sipas një strategjie kombëtare që do të përcaktohet në muajt në vijim.

Aktiviteti i saj ka bërë që organizata të përjashtohet nga Hungaria duke zhvendosur selinë e saj të Budapestit në Berlin në 2018.

Alex Soros tha së fundmi në një intervistë për Wall Street journal se do të vazhdojë donacionet për politikanët liberalë ose ata demokratë në SHBA, për të ndaluar ardhjen ne pushtet të Donald Trump.

FOTO GALERI
1/3
Një zëdhënës i fondacioni tha se OJQ-ja do të vijojë të japë grante për kauzat e saj të preferuara si mbështetja e emigracionit dhe organizatat pro-LGBTQ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA