Britania e Madhe arreston pesë të dyshuar për spiunazh për Rusinë

15/08/2023 20:08

Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë. 

Komanda kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane po udhëheq hetimin për pesë personat, të akuzuar sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare.

Katër arrestime u bënë në adresa në Londër, ndërsa i pesti në Norfolk. Tre nga pesë u arrestuan në shkurt dhe më pas u akuzuan për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit me qëllim të pahijshëm. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit.

Dy të tjerët janë liruar me kusht dhe pritet të kthehen muajin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA