Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit “Barbie” nëpër kinema, nën arsyetimin se bie ndesh me parimet morale.
“Barbie”, film që ka thyer rekorde botërore dhe arkëtuar 1.2 miliard dollarë, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut e deri më 13 gusht.
Kompania për shpërndarjen e filmit në këtë shtet nuk e ka bërë të ditur arsyetim për pezullimin e transmetimit të fenomenit botëror.
Mediat vendase raportuan se produkti kinematografik ka skena të cilat janë për të rritur dhe transmetojnë homoseksualitetin, për këtë arsye u vendos pezullimi.
Ministria e Kulturës në Algjeri, e cila zakonisht bën raportimet për këto çështje, deri më tani ka qëndruar e heshtur, duke preferuar të mos tregojë detaje.
Vendim të ngjashëm kanë marrë edhe vendet tjera në rajon. Kuvajti e ka ndaluar shfaqjen e filmit duke thënë se shqetësohet për çështje etike.
Ministria e Kulturës në Liban ka deklaruar gjithashtu se u ka kërkuar autoriteteve ta ndalojnë shfaqjen e filmit për shkak të promovimit të homoseksualitetit.
Ky film nuk është shfaqur as në Katar, dhe nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për të.
Top Channel