Rrëshqitje toke në Itali, pesë të zhdukur. “Tsunami balte” rrëmben kamionin

14/08/2023 12:49

Stuhia e dhunshme që goditi mbrëmjen e së dielës rajonin Alta Valle di Susa në Italia u pasua nga një lumë i rrëmbyer balte e mbeturinash që mbolli kaos në Bardonecchia të Torinos.

Shirat e dendur bënë që përroi i Merdovine, që kalon mes përmes rajonit, të vërshonte duke i mbushur rrugët me baltë e duke dëmtuar urat pranë tij. Foto e video të përhapura në rrjetet sociale tregojnë një cunami balte që ngrihet disa metra në lartësi.

Për momentin 5 persona konsiderohen të zhdukur, një i mitur është lënduar ndërsa të paktën 120 vetë u detyruan të evakuoheshin me urgjencë.

6 vetë u shpëtuan nga një kamper, të cilin lumi i baltës e kishte marrë me vete. Qendra e qytetit është nën pushtetin e ujit e dheut, e përpos mjeteve zjarrfikëse në zonë janë dërguar dhe buldozerë për të ndihmuar përpjekjet e pastrimit.

Episodi ngjalli frikë mes banorëve dhe turistëve në këtë pjesë tejët të feekuentuar të huajt të Valle di Susa në kufi më Francën. Shumë njerëz ndodheshin atje për shkak të festës së Shën Ipolitos. Në momentin e mbërritjes së masës së baltës, gurëve e mbeturinave, në qytet vetë nuk binte shi. Dëmet më të mëdha u regjistruan në një komisariat policie dhe disa struktura hoteliere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA