Policia shqiptare u ka shpëtuar jetën 12 pushuesve, të cilët ngelën në mes të detit me skaf të prishur. 

Dy ngjarjet ndodhën në Velipojë dhe Durrës.

Konkretisht  në Vilun të Velipojës një skaf me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur, pësoi një defekt në mes të detit. Duke e pasur të pamundur daljen në breg të detit, njoftimin në policinë kufitare e bëri një prej tyre.

Policia ka shkuar në adresën e dhënë dhe brenda pak minutash kanë nxjerrë në breg të detit pasagjerit e skafit.

Skafi tjetër në Durrës me katër pasagjerë, u përplas me gurë dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin lundrues që po rrezikonte të fundosej në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë në breg 4 pasagjerët e mjetit lundrues skaf.

Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA