24/11 09:50
Moda vazhdon të riciklohet dhe këtë verë kemi parë si janë bërë trend stilet e viteve 2010.
Shtëpitë e modës kanë rikthyer fustanet siluetë, që theksojnë linjat trupore. Janë fustane sa të thjeshtë, aq edhe elegantë. Nxjerrin në pah dekoltenë dhe sidomos belin, falë qepjes, ndërsa në disa raste, modeli është i ndërthurur me një korse.
Vajzat e njohura, që nga Kiara Tito e deri te Kardashians kanë zgjedhur fustane të tilla, gjatë eventeve të kësaj vere.
Nëse jeni të ftuara në një ditëlindje dhe dasma apo nëse po mendojnë si të visheni në një mbrëmje romantike, mund ta konsideroni një fustan të tillë. I freskët, elegant dhe shumë praktik për të kërcyer nën ritmet e muzikës.
Top Channel