Egnatia ishte një nga skuadrat surprizë të sezonit të u mbyl për arritjet e saj në zonën europiane por edhe me fitimin e Kupës së Shqipërisë në finale me Tiranën.

Ndërkohë që ajo që ka bërë edhe më shumë zhurmë në prag të këtij fillim sezoni është ndeshja miqësore e luksit mes Egnatias dhe Interin të Milanos. Ditën e diel skuadra shqiptare do të luaj përballë një prej skuadrave më të mëdha të Italisë dhe me ekipin finalist të Champions League.

Ndeshja mes Interit dhe Egnatias do të luhet ditën e diel në Ferrara të Italisë, në kuadrin e përgatitjeve për pragsezonin si për skuadrën italiane ashtu edhe për atë shqiptare.

Ndërkohë sa I prëket objektivave në kampionatin shqiptarë, me sa duket oreksi vjen duke ngrënë për këtë arsye ekipi rrogozhinas do të tentojë të fitojë titullin këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA