Të paktën dy persona anë vdekur, mijëra fluturime janë anuluar apo shtyrë, dhe më shumë se një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të një stuhie të fuqishme të shoqëruar me breshër në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Viktimat janë një 15-vjeçar nga Kalifornia e Jugut, i cili vdiq pasi e zuri lisi ndërsa po dilte nga vetura e vet, dhe një burrë 28-vjeçar nga Alabama, i cili u godit nga vetëtima.

Paralajmërimi për tornado u bë në 10 shtete nga Tenesi deri në Nju Jork. Shërbimi Kombëtar i Motit (SHKM) tha se ky paralajmërim mbulon 29.5 milionë njerëz.

Të hënën, më shumë se 2.600 fluturime u anuluan dhe gati 7.900 u vonuan.

Mediat amerikane raportuan se kulmet e shumë shtëpive u shkatërruan plotësisht nga stuhia në disa shtete, e cila rrëzoi lisa dhe shtylla elektrike.

Top Channel