Pas radhëve të gjata prej tre kilometrash të krijuara pikën kufitare të Hanit të Hotit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç dhe Ministrin e Brendshem Filip Axhiq.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Balla ka kërkuar lehtësim të të proceduarve të kalimit në pikën kufitare.

Pas këtij komunikimi është lehtësuar trafiku dhe ka filluar normalizimi i situatës në Pikën e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit

Top Channel