Një vizitë në Kosovë është në agjendën e Papa Françeskut, ndonëse ende nuk është konfirmuar.

Gjatë vizitës së parë në Lisbonë, në Ditën Botërore të Rinisë, ku u prit me brohorima nga mijëra pjesëmarrës, Papa tregoi në një intervistë për vizat e mundshme në të ardhmen, përfshirë Kosovën dhe Argjentinën.

Në qershor, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi në Selinë e Shenjtë Papa Françeskun, e ftoi që të vizitojë Kosovën.

Ndërkohë, në fillim të Ditës Botërore katolike të Rinisë në Portugali papa takoi 13 të mbijetuar nga dhuna e abuzimeve seksuale prej etërve shpritërorë. Papa, sipas Vatikanit, “ka dëgjuar me intensitet rrëfimet e tyre” Sipas një raporti të komisionit të pavarur në Portugali që nga viti 1950 janë abuzuar nga pjesëtarët e kishës, kryesisht nga priftërinjtë, të paktën 4815 fëmijë.

Programi gjashtë ditor përmban veprimtari të shumta kulturore dhe diskutime si dhe orë lutjeje dhe mesha. Pritet pritet të ketë 20 dalje publike, të shtunën do të vizitojë vendin e shenjtë Fatima në veri të Lisbonës, ndërsa të dielën do të udhëtojë drejt periferisë së Lisbonës për meshën përmbyllëse të Ditës Botërore të Rinisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA