Shpërndante doza kanabisi në plazhet e Sarandës, bie në pranga 28-vjeçari

04/08/2023 13:55

Një 28-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi shpërndante doza kanabisi, në zonat bregdetare.

R. O., banues në Tiranë, u kap si rezulatat i operacionit policor të koduar “Parts 15”.

Gjatë kontrollit fizik dhe automjetit të 28-vjeçarit, atij i janë gjetur 28 doza kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në zonat urbane dhe ato bregdetare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA