Ne këto ditë të nxehta gushti, temperaturat duket se janë rritur edhe ndër radhët mjekëve në shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare.

Përzgjedhja e drejtuesve të shefave të shërbimeve, emrat e të cilëve nuk janë publikuar ende edhe pse procesi ka nisur që në fund të muajit qershor ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka konfirmuar bindjen e tyre se nuk ka më zgjedhje por emërime.

Burime të Top Channel, thonë se edhe pse pretendohej të ishte një garë ku do të përzgjidheshin emrat e drejtuesve të rinj të shërbimeve të qendrës më të madhe spitalore në vend, në fakt vetëm garë nuk ka pasur, pasi në pjesën më të madhe të shërbimeve janë rikonfirmuar ata drejtues që kanë qenë edhe pse janë në prag të daljes në pension. Në pjesën tjetër ka pasur vetëm një kandidat, pasi shumë nga mjekët edhe pse i plotësonin kriteret nuk kanë preferuar të kandidojnë pasi sipas tyre e dinin se cili do të ishte fati i garës.

Top Channel ka mësuar se në krye të Shërbimit të Neurokirugjisë, i cili është përfolur gjatë këto ditë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale të aktorit, Genci Fuga që nuk u krye në shërbimin e neurokirurugjisë në sistemin publik dhe për të cilin ende nuk ka asnjë shpjegim zyrtar, është përzgjedhur neurokirurgu Artur Xhumari, i cili prej gati një viti ishte komanduar në këtë shërbim.

Në krye të shërbimit të Kardiokirurgjisë do të jetë Dr Altin Veshti  në krye të kirurgjisë Vaskulkarë do të jetë dr Sokol Xhepa, Në krye të shërbimit të endrokirnologjisë është rizgjedhur dr Agron Ylli.

Në krye të shërbimit onkologjik Dr Silva Celiku dhe në krye të shërbimit të dermatologjisë është rizgjedhur dr Mira Vasili.

Në shërbime të tjera ka pasur vetëm një kandidat  kështu që automatikisht janë të përzgjedhur. Por këto janë rezultate që ka konkluduar komisioni përzgjedhës ndërkohë që dosja është dorëzuar  dhe pritet të firmoset pas pushimeve të verës  nga ministrja e shëndetësisë dhe ajo e arsimit.

Ajo që bie në sy në përzgjedhje është se disa nga shefat e përzgjedhur janë në prag pensioni, ndërkohë që  në garë futesh me një vizion katër vjeçar.

Tanimë procesverbali i firmosur nga komisioni  përzgjedhës i cila përbëhej nga anëtarë si nga shëndetësia ashtu dhe nga arsimi portet të firmostë nga Ministrja e Shëndetësisë.

Top Channel