“O kriminel më vrave çupën”! Nëna e viktimës mes lotësh: Vrasjen e ka paguar motra e kriminelit

29/07/2023 22:06

Mes lotësh dhe e tronditur nëna e 46-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në fshatin Zëmblak të Maliqit akuzon se vrasjen e ka urdhëruar motra e autorit e cila jeton në Amerikë.

Ajo tregon se çifti kishte probleme, jetonin në shtëpi të ndara dhe autori nuk donte as fëmijët e tij.

“Çupa ishte në punë në Korçë, mua nuk më mori fare në telefon që kur ka ardhur nga puna sepse më merrte sa herë sepse vinte në orën 12 në shtëpi. Nuk më mori. Pasdite më morën çupat nga Greqia. Kishte folur me to çfarë kishte folur dhe më lajmëruan ikë se nuk dihet se çfarë bëhet me mamin se ai i ka hyrë në shtëpi. Çupa kishte urdhër mbrojtje dhe nuk vinte. Ky jetonte nga e ëma, ka një shtëpi tjetër andej.

Vajzën aty tek korridori lart, ishte një çarçaf dhe unë i thosha këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishim parë. E kishte hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminele e motra e Amerikës, ajo e ka paguar dhe ma ka vrarë çupën. Kishin probleme, edhe fëmijët e tij nuk i donte. Njëra është e martuar, tjetra është 20 vjet e pamartuar.

Trupin e gjetën policët. Unë e kërkova nëpër parcela. Këtë më bëri, më vrau e kunata që ka ardhur nga Amerika. Ajo ka paguar kriminelin që më vrau çupën”, shprehet nëna e viktimës.

 Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, Gjergj Mullalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA