Gazetari Sokol Bregu, ka komentuar ditën e sotme në Top Talk, lidhjen mes Ervis Martinajt dhe të arrestuarve të tjerë nga SPAK ditën e djeshme. 

Bregu tha se bisedat mes bashkëpunëtorëve mund të zbulohen në platformat që ata kanë komunikuar, pasi sipas tij asnjë platformë nuk është e pathyeshme.

Ai tha se Oltion Bistri, dyshohet se akuzohet për dekonspirim të operacionit dhe lënien në mes e hetimeve në dy raste.

Fjala e Bregut:

“Për ta shpallur zyrtarisht të vdekur Martinajn sipas ligjit tonë, duhet të kalojnë pesë vite, edhe pas pesë vitesh duhet të ketë një provë, apo një kërkesë për histori trashëgimie. Duhet të ketë një dokument që të ekzistojë për zhdukjen e tij. Në fakt dosja është bosh, policia prej kohësh ka bërë me qindra kontrolle, nuk ka bërë hetime e deri më sot nuk ka gjetur asnjë shenjë. Pëllumb Gjoka përfshihet në një kërkesë për një ekzekutim pas një konflikti me një polic burgjesh për të cilin ka kërkuar ekzekutim. Edhe kjo duhet të verifikohet. Është një platformë që mendohej se ishte më e sigurta për të folur dhe nuk ruheshin. Unë mendoj se nuk ka asnjë platformë të pathyeshme. Ai ka paguar në dy raste për dy ngjarje të caktuara, një që lidhej drejtpërdrejtë me biznesin e tij e një tjetër që lidhej me një konflikt verbal  me dikë tjetër. Kjo të dhemb më tepër se si mund të konfliktohesh me dikë në nerva e sipër e për ty porositet një vrasje, kjo është e dhimbshme. Në lidhje me shefin e operacionales Oltion Bistrin, dyshimet janë dekonspirimi i operacionit dhe lënia në mes e hetimeve në dy raste. Pagesa nuk është vërtetuar për asnjë rast. Nuk arrij ta kuptoj përse por SPAK ka qenë totalisht diskret deri në pikën e fundit me këto hetime.”– tha Bregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA