Në Durrës u zhvillua mbrëmjen e kaluar edicioni XIX i spektaklit të bukurisë “Miss & Mister Turizmi”.

40 të rinj dhe të reja të përzgjedhur që po pushojnë në brigjet e Adriatikut garuan mes tyre për titullin e madh dhe çmime të tjera.

Konkurrentët përcollën jo vetëm freskinë dhe bukurinë e moshës, por edhe vlerat, traditat dhe trashëgiminë kulturore të trevave që ata përfaqësonin. Risi në këtë edicion ishte angazhimi i të rinjve edhe në ruajtjen e recetave tradicionale të gatimit.

Spektakli i zhvilluar në sheshin “Liria” u ndoq me interes nga banorë dhe turistë të shumtë. Fitues të Miss dhe Mister Turizmi 2023 u shpallën Tea Jahja nga Durrësi, e cila mban dhe kurorën e Miss Durrësit dhe Klajvert Nazo nga Tirana.

Për fituesit e kësaj gare bukurie u ofruan bursa studimi, si dhe mundësi për t’u përfaqësuar në gara të tjera bukurie me karakter kombëtar.

Top Channel