Kaliforni/ Gruaja lakuriq del nga makina dhe qëllon me armë në urën e rënduar me trafik

27/07/2023 13:26

Një grua e zhveshur në Kaliforni doli nga makina e saj në një nga urat më të ngarkuara me trafik të vendit dhe filloi të qëllonte me armë ditën e martë.

Incidenti i çuditshëm ndodhi gjatë orës së pikut në Urën e Gjirit San Francisko-Oakland, sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë. Gruaja ndaloi në mes të korsisë, doli nga makina e saj me thikë dhe filloi të bërtiste drejt shoferëve të tjerë, sipas policëve.

Më pas ajo u kthye në makinë dhe vazhdoi të udhëtonte për në Oakland, por u ndal përsëri dhe doli nga makina, këtë herë me një armë dhe e zhveshur.

Sipas policisë gruaja e zhveshur filloi të qëllonte para makinave. Nga videot e filmuara ajo shihet duke ecur dhe duke qëlluar me armë në ajër, para se oficerët të mbërrinin në vendngjarje dhe ta bindnin atë të hidhte armën.

Sipas policisë nuk u raportua për të lënduar, dhe motivimi i të dyshuarës është i paqartë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel