Në Fier vazhdon të digjet një prej vatrave më massive të zjarreve që kanë përfshire vendin 24 orët e fundit.
Masivi pyjor i Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier ka angazhuar 8 mjete zjarrfikëse dhe 100 efektive te forcave te armatosura të mbështetur me helikopter nga ajri.
Pasi zjarret shkrumbuan shkurret në anë të rrugës u zbuluan dhe disa arka me municione.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes janë gjithsej 5 vatra aktive zjarri këtë të mërkurë. Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.
Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër dhe izolimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.
Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, Bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.
Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, Bashkia Kukës.
Top Channel