24/11 16:40
Jehona e mediave të huaja të cilat gjithnjë e më shumë po zbulojnë Shqipërinë, duket se ka tërhequr Invanka Trump, vajzën e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.
Këtë vit ajo ka zgjedhur bregdetin Shqiptar për të pushuar, ku është parë në Sarandë dhe në Jalë.
E shoqëruar nga bashkëshorti, vajza e ish-presidentit ka mbërritur në bregdetin shqiptar në Karaburun me jahtin e tyre luksoz, sikurse duket në pamje.
Ivanka Trump nuk ka nguruar edhe të postojë pamje nga bregdeti shqiptar, duke e promovuar vendin te 7.5 milion ndjekësit e saj në Instagram.
Top Channel