“Një uragan i pa parë kurrë në Milano” Lombardia bën thirrje për gjendje të jashtëzakonshme/Veneto në errësirë

25/07/2023 16:18

Pemë të rrëzuara kudo në rrugët e Milanos. Çati të hedhura përtokë.

Kjo është panorama e pasojave të uraganit që përfshiu kryeqytetin Italian. “Një uragan i pa parë kurrë në Milano”, tha Këshilltarja për Mjedisin, Elena Grandi.

E prekur është gjithashtu një pjesë e madhe e Brianzës dhe pjesa veriore e Italisë.

Disa të plagosur edhe në Veneto. Tetë mijë familje mbetën gjithashtu në errësirë ​​në zonat midis Veronës dhe Trevisos.

Lombardia bën thirrje ndërkohë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA