Jo vetëm Onana-n, United kërkon edhe një portier të dytë

21/07/2023 09:12

Largimi i David De Gea e ka vendosur Manchester United në punë që të gjejë një portier për nivelin që kërkon Premier League.

Sipas raportimeve të medieve britanike pas gardianit të Inter-it, Andre Onana-s, të cilin po e ndjekin me shumë interes prej disa javësh, tashmë “Djajtë e Kuq” po vëzhgojnë edhe numrin një të Sevilla-s, Yassine Bounou.

United dëshiron që ta afrojë marokenin si zëvendësues të Onana-s ose në rast se do ia dalë të mbi kameruansin, atëherë mund të fitojë edhe rolin e titullarit.

Megjithatë, diçka e tillë vështirë se mund të pranohet nga Bounou, i cili te Sevilla ka pozicionin e titullarit të padiskutueshëm.

Top Channel