Foto të reja të aktorëve protagonistë shkëputur nga prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”

20/07/2023 18:16

Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”.

Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku.

Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku e shumë emra të tjerë të rëndësishëm.

Në një skenë të shkëputur nga sheshxhirimi, ne kemi arritur të sigurojmë disa foto ekskluzive të kastit të mrekullueshëm të aktorëve, të cilët janë shfaqur shumë profesionist në realizimin e duhur të kësaj pjese mjaft të rëndësishme të filmit.

Ndërkohë së shpejti do të publikohen dhe imazhe dhe video të tjera nga aktorët dhe skenat e filmit. Qëndroni në pritje për të mos humbur asgjë!

FOTO GALERI
1/9

Top Channel