Modelja britanike thotë se producentët e ‘reality TV’ i kërkonin të bënte s*ks në shfaqje ose të largohej (fotot)

19/07/2023 18:48

Modelja Jemma Lucy është shfaqur kur ishte e re në programin “reality TV” të rrjetit britanik Channel 4, por tashmë pretendon se producentët i manipulonin pjesëmarrësit për të krijuar “dramë” në program.

Ajo pretendon se u paralajmërua se do të përjashtohej nga shfaqja nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale në ekran.

Modelja tashmë 35-vjeçare u bë e famshme me seritë e programit ‘Ex on the Beach’, por thotë se ato që shihen në ekran nuk janë ato që ndodhin në të vërtetë.

Në një prej episodeve Jemma u kap në krevat me konkurentin Ashley Cain – çka soli një përleshje të dhunshme me konkurrenten Kayleigh Morris, e cila e kërcënoi me tërbim “Zhduku jashtë nga kjo shtëpi!”.

Por e reja fajëson producentët për atë që ndodhi duke thënë se ishte detyruar të bënte seks me Ashley.

Jemma tha: “Kur isha në programin ‘Ex On he Beach’ …ata përfitonin nga dobësia e të rinjve dhe i shtynin të bënin gjëra që nuk dëshironin”.

“Ata më manipuluan, jam penduar për gjithçka kam bërë në këto programe. I urrej ata. Të bëjnë të dukesh si një idiot”.

Megjithse pranon se famën e saj ia detyron programit, ajo thotë se është detyruar të bëjë para kamerave gjëra që nuk do të bënte kurrë në jetën reale.

“Nganjëherë ata më tërhiqnin nga seti duke më kapur nga rrobat e më thonin: ‘Nëse do të jesh e famshme do të bësh këtë që të themi, ndryshe nesër shkon në shtëpi. Shko në dhomë dhe futu në krevat me të …’”

“Ata e bënë kaq shumë herë këtë dhe unë i dëgjoja sepse doja programin … doja sigurinë financiare”.

“Sigurisht që më pëlqen fama sepse ajo dhe ndjekësit të sjellin para, dhe ata e kuptonin këtë dhe më shtynin në situata ku duhet të veproja si një idiote e përkryer”.

“Ishte gjithçka aktrim por njerëzit besojnë se ajo isha vërtet unë, kur nuk është kështu … ti duhet të shesësh shpirtin tënd sepse i tillë është TV dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

Prodhuesit e programit në fjalë MTV nuk pranuan të komentojnë kur u pyetën nga rrjeti britanik ‘Daily Star’ për pretendimet.

Jemma e cila ka pasur mungesa në prezencën e prindërve gjatë fëmijërisë dhe ka qenë pre e varësive, thotë se mendonte se do të shkonte në një aventurë, por kuptoi gjithçka kur avioni u ul në SHBA.

“Sapo zbritëm nga avioni në Salt Lake City, dolën nja 10 ‘kauboj’ që ka rrethuan mua dhe pesë të tjerëve që po dërgoheshim aty”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA