Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur Modeli shqiptar me banim në New York, Elton Ilirjani, ka tërhequr tashmë vëmendjen e personazheve më të njohur të New York dhe SHBA.
Këtë verë, ai është i pranishëm gati çdo fundjavë në Hamptons, zona më e pasur e këtij New York-ut!
Eltoni duket në shoqërinë e stilistëve më me emër, producentë hollivudianë, gazetarë të CNN, Daily Mail, Forbes, revista të rëndësishme ndërkombëtare! Këtë fundjavë që shkoi ishte në prezencën e Don Lemon, prezantues dhe gazetar i njohur Amerikan në CNN, Jean Shafiroff, filantropistja me emër në SHBA me banim në Hamptons dhe fqinje e Xhorxh Soros, pronaren e revistës Social Life dhe e Polo Hamptons, aktivitetit më të rëndësishëm sportiv në Hamptons, Alie Mitchell.
Qershia mbi tortë ishte afrimiteti me Candace Bushnell, autoren e veprës Sex & The City që më pas krijoi edhe serialin më të njohur amerikan të të gjitha kohëve! Eltoni me veshje unike nga stilistë të ndryshëm nga e gjithë bota me siguri që përmend edhe prejardhjen e tij shqiptare në këto evente të elitës së lartë amerikane.
Ndërkohë, ai konfirmoi paraqitjen në Javën e Modës në Evropë dhe SHBA këtë vjeshtë dhe projekte të tjera ndërkombëtare.
Top Channel