Roza ka pushtuar botën këtë verë, pas famës globale të filmit “Barbie”.
Vajzat janë fiksuar me ngjyrën rozë si kurrë më parë dhe kjo është pasqyruar në veshje, aksesorë apo edhe bikini.
Mbretëreshat e pasarelave, aktore, këngëtare apo blogere kanë preferuar ngjyrën rozë këtë verë, ndërsa jemi në pikun e sezonit të pushimeve.
Kim Kardashian dukej e mahnitshme teksa lëvizte me biçikletë rreth një zone tropikale në fotot e reja të shpërndara në rrjetet sociale të premten.
Jennifer Lopez publikoi një foto ku theksonte linjat e saj perfekte, ndërsa i rrinte ngjitur pas trupit body rozë që kishte veshur.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa e ka të preferuar rozën, pasi e kemi parë shumë herë me këtë ngjyrë, ndërsa këtë vit ajo i zgjodhi bikinit me shkëlqim.
Nga ana tjetër, edhe Gigi Hadid zgjodhi bikini në ngjyrë rozë të fortë, ndërsa u pa në bregdet të shijonte kohë me familjen e saj.
Edhe VIP-at shqiptarë ranë pre e këtij “efekti pink” që ka pushtuar gjithë globin.
Rezarta Shkurta, Arta Nitaj, Sara Kolami, Sara Berisha apo këngëtarja Kida preferuan të ktheheshin në “Barbie” gjatë pushimeve.
Erjona Dervishi/ TCH
Top Channel