Një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi vodhi 400 mijë lekë në valuta të ndryshme në një banesë në Sarandë.

Banues në Fier, K. J. (M.), pas hetimeve rezulton se ka kryer një tjetër vjedhje në janar të këtij viti, në Sarandë, ku vodhi në një tjetër banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë.

Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe të mbështetura nga inteligjenca policore, për një shtetas që kryente vjedhje në banesa të ndryshme në Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga 31-vjeçari”, sipas njoftimit të policisë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA