Korriku artistik ofroi një tjetër shfaqje në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit këtë fundjavë.

Nën interpretimin e aktoreve Loredana Gjeçi, Artemis Beluli, Denada Llanaj dhe Enisa Hysa dhe regjinë e Klaudja Pirolit u shfaq mbrëmjen e kaluar “Tani keni sy për të parë” nga teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një kast aktoresh që udhëton nëpër sfidat e botës femërore duke ftuar për reflektim, veçanërisht burrat.

Loja e bukur dhe ndërveprimi në skenë i aktoreve përmes fjalës, lëvizjeve, heshtjes dhe këngës e udhëhoqi publikun në realitete të njohura e të panjohura nëpër të cilat kalojnë çdo ditë vajzat e gratë, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo cep të globit. Personazhet sfidojnë duke kërkuar që të jenë të dukshme në shoqëri për atë që përfaqësojnë në jetën personale dhe profesionale dhe jo për dukjen e tyre që u dikton një shoqëri e kapur pas imazhit të kuruar femëror.

Si një protestë e grave që nuk duan më të jenë të padukshme dhe as nuk pranojnë të viktimizohen, shfaqja arriti të përcjellë te publiku mesazhe të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA