Shqipëria është mbajtëse e presidencës së Procesit të Berlinit. E hëna e 17 korrikut do të gjejë të mbledhur në Tiranë udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor përballë komisionerit të BE-së për zgjerim Oliver Varheyly.
Ky takim informal i kërkuar prej kryeministrit Edi Rama, synon të arrijë një mirë-koordimin dhe pasjen e një dokumenti të përbashkët e të dakordësuar për samitin e procesit të Berlinit në Tetor në Tiranë. Formatit të këtij takimi 6+1, i parapriu një tur dy ditor i kryeministrit Edi Rama në 5 vende të Ballkanit Perëndimor.
“Exclusive” sjell sonte në Top Channel udhëtimin e deritanishëm të Procesit të Berlinit nisur prej ish-kancelares gjermane Angela Merkel, në kushtet kur BE e kishte humbur shpejtësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane.
Top Channel