Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat e Krujës.
Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 635 bimë narkotike cannabis sativa.
Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë narkotike kanabis.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, sipas policisë.
Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Top Channel