Fluksi i pacienteve që i drejtohen Spitalit Rajonal, si pasojë e temperaturave të larta, ka filluar në Shkodër.

Çdo 24 orë janë të paktën 120-150 qytetarë që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Ky i nxehtë përvëlues si pasojë e valës afrikane ka prekur të gjithë vendin tonë, por jo vetëm, dhe pritet të zgjasë për të paktën tre javë.

Edhe në Velipojë apo Shëngjin është e njëjta situatë, ku qytetarët kanë kërkuar ndihmë nga vapa.

Rastet më të shpeshta janë gastroenteritet, virozat, djegiet nga dielli, aksidentet, çrregullimet e ritmit dhe hipertensioni.

Qytetet me temperatura më të larta që shkojnë deri në 41 gradë Celsius janë regjistruar Elbasani dhe Berati, por edhe shumë qytete të tjera janë prekur.

Shumica e qytetarëve kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi apo të mos ekspozohen ndaj rezeve të diell, por ata që dalin sigurohen të kenë shishe me ujë me vete apo të mbajnë kapele.

Kujdes i veçantë sugjerohet këtë periudhë nga mjekët, për shkak të rrezikshmërisë që sjellin temperaturat e larta apo dielli i fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA