E diela në plazh, trafik i rënduar në Vlorë
16/07/2023 11:34
Trafiku në qytetin e Vlorës këtë të diel, që nga orët e para të ditës dhe deri në këto momente vijon të jetë i rënduar.
Qindra mjete që i drejtohen jugut të vendit krijojnë radhë të gjata. Në Lungomare, te Uji i Ftohtë e deri në Jonufër, ka trafik të rënduar.
Edhe pse policia rrugore në çdo kryqëzim ka punonjësit e vetë për normalizimin e trafikut, shumëfishimi i makinave që i drejtohen jugut në këto ditë të nxehta të mes korrikut rëndon qarkullimin, sidomos në fundjavë.
Top Channel