Në ditët e nxehta të korrikut në një prej pikave të grumbullimit të fruta-perimeve në fshatin Kafaraj të Fierit gjen shumë fermerë që çojnë prodhimet e tyre bujqësore.
Arti Vrushi që e ka ngritur aktivitetin prej 11 vitesh thotë se ky është sezoni i shalqirit, duke grumbulluar çdo ditë për eksport në vendet e BE-së dhe të rajonit nga 100-200 ton shalqi.
“Kemi një sezon të kënaqshëm jo vetëm për prodhimin por edhe për çmimin si për fermerët por edhe për ne si grumbullues dhe eksportues”, tha grumbulluesi i prodhimeve bujqësore, Arti Vrushi.
Sipas grumbulluesve, ky vit shënoi një rritje të eksporteve jo vetëm për shalqirin por edhe për perimet si dhe luleshtrydhen duke zgjeruar edhe hartën e vendeve eksportuese.
Top Channel