Kushdo që shkon në Zvërnec nuk duhet të rrijë pa vizituar Manastrin e Shën Mërisë, një monument kulturor, një prej manastireve bizantinë mëtë njohur në qarkun e Vlorës i cili vite më parë ka shërbyer për lutje.

I gjendur larg nga qendrat e banuara, i izoluar dhe i mbrojtur, këtu do të gjeni një fluks turistësh të huaj, ku dominojnë italianët dhe turizmi rinor.

“ Është një vend kaq i bukur, unë që jam ambientalist më pëlqen shumë, çdo gjë natyrale, e bukur”, tha turisti.

“Kemi parë disa artikuj për Shqipërinë, kulturën dhe kështu na u shtua kurioziteti. Mendoj që të vizitojmë vende të reja ofron mundësi më të mëdha për ne turistët”, tha një tjetër turist.

Kisha e Zvërnecit është një ndërtim me vlera arkitektonike. Simbolikë në këtë vend është edhe marrja me vete e degës së dafinës që gjendet në afërsi të manastirit. Ajo futet në shtëpi duke besuar se sjell fat.

Ajo që vlen për tu theksuar është se ka një rikthim të turistëve të huaj, për të disatën herë në Shqipëri, ata shprehen se një vend i vogël që i ka të gjitha motin, detin, malet, është desinacion perfekt turizmi.

“Kam qenë 11 herë në Shqipëri, i kemi renë rreth e përqark Shqipërisë, moti është shumë i mirë, njerëzit mikëpritës dhe të sjellshëm, ushqimi shumë i mirë, ka shumë diversitet keni malet, plazhet, qytetet e mëdha, qytete si Berati dhe Gjirokastra pjesë e Unesco-s, ka shumë arsye për të ardhur këtu”, tha një tjetër turist.

Është hera e tretë që vij në Shqipëri, rikthehemi sepse keni vende shumë të bukura, dhe jeni të sjellshëm me ne turistët. Ka thjeshtësi, dhe nuk duhet të ndryshoje kjo, nuk duhet modernizuar gjithçka, por të qëndrojë kultura e vendit, ndërsa duhet të lehtësoni pak transportin për ne turistët”, tha turistja.

Nga të gjitha vëzhgimet që Top Channel ka bërë në destinacionet më të bukura dhe më turistike të Shqipërisë, vërehet një trend në rritje i turistëve të huaj të cilët sa duket duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA