Studiuesit thonë se njerëzit mund të ‘dëgjojnë’ edhe qetësinë (fotot)

14/07/2023 18:30

Dikush mund të ketë dëgjuar shprehjen ‘ishte një qetësi shurdhuese’ që shpeshherë përdoret në mënyrë figurative, por tashmë studiuesit thonë se njerëzit janë të aftë të dëgjojnë vërtet edhe heshtjen.

Qetësia supozohet të jetë mungesa e zhurmave, por a mund të dëgjohet vërtet ajo?

Në fakt ka disa vende ku qetësia është aq e fortë sa mund të dëgjosh gjakun që pompon në venat e tua, të cilat quhen “dhoma anekoike”, por ka një afat të caktuar kohe sa mudn të qëndrohet në to, pasi mund të të ndodhin gjëra të çuditshme.

Tashmë studiuesit sugjerojnë se ne mund të jemi të aftë të dëgjojmë qetësinë, teksa kanë përdorur iluzione auditore për të parë sesi qetësia mund të ndryshojë perceptimin e kohës te njerëzit.

Dhe në fakt njeriu e percepton kohën që kalon me numrin e ngjarjeve që ndodhin rreth tij, teksa është diçka krejt tjetër kur ka mungesë totale zhurme dhe rrjedhimisht dhe të ngjarjeve që njeriu mund të perceptojë ne ato momente.

Zbulimet mundohen të tregojnë sesi njeriu e dëgjon ose e percepton heshtjen e plotë, një temë që ka intriguar prej vitesh psikologët e filozofët.

Koncepti është disi i vështirë për t’u kuptuar por gjithsesi le ta provojmë.

Drejtësi i studimit Rui Zhe Goh, tha: “Ne normalisht e konsiderojmë shqisën e dëgjimit si diçka të lidhur me tingujt, ndërsa qetësia është diçka krejt tjetër sepse nuk ka tinguj, është mungesa e tingullit.

“Çuditërisht puna jonë tregon se edhe asgjëja është diçka që mund të dëgjojmë”.

Para publikimit të rezultateve, grupet përdorën versione të përshtatura iluzionesh auditive ku tingujt origjinalë ishin zëvendësuar nga momente qetësie.

Kjo e bënte tingullin të dukej shumë më i gjatë se sa ishte në realitet.

Ndërsa në të tjera momente, edhe qetësia dukej shumë më e gjatë se sa ishte në të vërtetë, pra e matur me mjetet tona të kohës.

Nëse keni vështirësi ta kuptoni këtë, nuk jeni të vetmit.

Ajo që ndodh është se iluzionet auditive me qetësi dhe ato me tinguj prodhonin të njëjtin efekt të subjekti njerëzor, që do të thotë se njerëzit e dëgjojnë dhe qetësinë, njëlloj si dhe tingujt.

Chaz Firestone, profesor psikologjie dhe shkencash të trurit në universitetin John Hopkins, tha: “Filozofët kanë debatuar prej kohësh nëse qetësia është diçka që ne perceptojmë apo jo, dhe nuk ka pasur një studim të mirëfilltë në këtë drejtim”.

“Qasja jonë ishte të pyesnim nëse truri i njeriut i trajton qetësitë siç trajton tingujt”.

“Nëse kemi të njëjtin iluzion me qetësinë siç kemi me tingujt, atëherë kjo mund të jetë një provë se mund të dëgjojmë dhe qetësinë”.

Sipas studiuesve, edhe qetësitë krijonin iluzione perceptimi te njerëzit, madje të njëjta me ato të momenteve me tinguj.

Ata shtonin se ka shumë kërkime për të bërë në këtë fushë, jo vetëm me tingujt por në të njëjtën mënyrë dhe me shfaqjet vizive.

Studiuesit thonë se puna e tyre do të sjellë një rrugë të re për të hulumtuar ‘mungesën e perceptimit’, dhe pasojat e saj te mendja.

FOTO GALERI
2/3
"Çuditërisht puna jonë tregon se edhe asgjëja është diçka që mund të dëgjojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA