Nëse keni dëgjuar thashetheme të çuditshme për faktin se asnjë nuk lejohej të shikonte në sy Tom Cruise gjatë xhirimeve të filmit ‘Mission Impossible’, atëherë nuk jeni të vetmit.
Në fakt vetë Tom Cruise kishte dëgjuar thashethemet, ashtu si dhe kolegu i tij britanik Simon Pegg dhe tani duket se kanë vendosur të tregojnë të vërtetën.
Në një intervistë të fundit me Sunday Times, regjizoret Pegg e McQuarrie i dilnin në mbrojtje kolegut të tyre ‘të fiksuar’ të Hollywood, duke thënë se nuk është aq i frikshëm sa ç’thonë disa teori mbi të.
Regjizori McQuarrie kur u pyet cila ishte nga teoritë më të çuditshme për aktorin e ‘Top Gun’, tha se është padyshim kushti që asnjë nga stafi i sheshxhrimit të mos e shikojnë në sy: “Po, kjo është pak e frikshme”.
Megjithse ky mit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, fakti që vetë Cruise e ka pranuar, i jep fund kundërshtimeve.
Edhe britaniku i njohur Pegg tentonte të qetësonte shikuesit se aktori është njeri normal, duke thënë: “Kam arritur të çaj mes gjithë mitologjisë të çuditshme për sjelljen e Cruise, pasi nga njëra anë ai është aktori enigmatik për të cilit të gjithë duan të dinë, nga ana tjetër e konsiderojnë të frikshëm, unë besoj se është normal”.
Por për fat të keq për Cruise, ai ka qenë prej kohësh objekt thashethemesh dhe teorish konspiracioni, që kanë lidhje me anëtarësinë e tij në ‘Kishën e Shkencologjisë’, një besim fetar shpeshherë i krahasuar me kultet e fshehta që dëgjohen në media për abuzime me anetaret.
Aktualisht karriera e 61 vjeçarit Cruise vijon të ecë pozitivisht teksa rrjeti ‘Rotten Tomatoes’ i jepte atij një pikaverazh prej 98 përqind.
Kështu që ai ndoshta vijon në hapat e kolegut Harrison Ford që vazhdon të luajë në filma edhe në moshën 80 vjeçare.
Top Channel