Joe Biden u detyrua sërish të mbështetej në kartat sugjeruese ndërsa zhvilloi një bisedë me kryeministrin britanik, Rishi Sunak një ditë më parë në Londër, pas gafave të shumta në publik.

Biden u takua në Londër të hënën përpara samitit të NATO-s në Lituani.

Në bisedimet në kopshtin e Doëning Street dje në prag të samitit të ngushtë të NATO-s , presidenti i tha kryeministrit se nuk mund të takohej me një ‘mik më të ngushtë dhe aleat më të madh’.

Pavarësisht se duhej të zhvillonte vetëm një bisedë me Sunak për disa minuta, një fotograf me sy të mprehtë vuri re 80-vjeçarin Biden duke shtrënguar një kartë sugjeruese dhe arriti të shkrepte një foto të asaj që ishte shkruar mbi të, sipas Daily Mail.

Fjala ‘NATO’ ishte shkruar me shkronja të mëdha dhe me nënvizim, edhe pse të dy liderët botërorë u nisën për në Vilnius vetëm disa orë më vonë.

“F-16” u dallua gjithashtu, duke sugjeruar se Biden ishte i përgatitur për të diskutuar nëse NATO mund t’i ofronte avionët luftarakë forcave ajrore të Ukrainës, një pikë debati për muaj të tërë.

Gjithashtu përfshihej “Turqia”, “Deklarata Atlantike” në lidhje me marrëveshjen e re ekonomike SHBA-MB të shpallur muajin e kaluar, dhe AI.

Në fund të qershorit, ai ngatërroi Ukrainën me Irakun dy herë brenda 24 orëve, pavarësisht se kishte një fletë ku trajtonte kryengritjen e Wagnerit kundër Putinit.

Biden ka mbajtur kartë sugjerimi edhe gjatë konferencës së parë zyrtare për shtyp të presidencës së tij, në mars të vitit 2021.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA