Një banesë është djegur tërësisht në fshatin Hotolisht të Librazhdit.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë tek paketa elektrike. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.

Zjarri i cili përfshiu banesën e Sami Çotës rrezikoi edhe shtëpi të tjera ngjitur.

Gjashtë zjarrfikës dhe dhjetëra banorë të zonës ndihmuan në fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera. Dëmet në banesën e djegur janë  të konsiderueshme.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA