Drejtuesi i autobusit i cili përplasi me pasojë vdekjen një çift bashkëshortërsh në aksin Koplik-Shkodër, është arrestuar.
Ngjarja ndodhi më datë 8 të këtij muaji, pra dy ditë më parë, rreth orës 18:50, në fshatin Shtoj i Ri. Autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, F. V., banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, u përplas me motomjetin me të cilin lëvizte Adem Sula 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Sadije Sula 80 vjeçe.
Si pasojë burrë e grua humbën jetën ditën e djeshme. Ata kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve edhe me ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha.
Autobusi që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, ishin për vizitë turistike.
Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel