Legalizimi i kanabisit mjekësor është kundërshtuar fort nga dy ish-ministrat e Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Tritan Shehu në Komisionin e Shëndetësisë, duke e konsideruar projektligjin të dyshimtë që Ministra e Shëndetësisë kërkon ta miratojë me shpejtësi brenda 10 ditëve në seancën e fundit plenare për të legalizuar drogën në Shqipëri.

“Vjen në shqyrtim në Parlament në përfundim të sezonit të legjislaturës si një përpjekje e dyshimtë për të kaluar sa më parë, në mënyrë që të shpërbejë për këtë legalizimin të kanabisit mjekësor dhe të ashtëquajtur industrial. Për të fshehur qëllimin e vërtetë të ligjit, legalizimin e drogës”, tha Tritan Shehu.

“Është një situatë ku kontrolli i mbjelljes së kanabisit, është nga një nga situatat më të rëndat, sipas ndërkombëtarëve. Numri i përdoruesve të kanabisit është rritur në 50%”, tha Petrit Vasili.

Albana Vokshi kërkoi ta vinte në sedër Ministrinë e Shëndetësisë.

“A ju ka vrarë qoftë edhe 1 minutë ndërgjegjja? Unë kam fëmijë, të gjithë kemi fëmijë. Le të mendojmë për fëmijët”, tha Vokshi.

Ministria e Shëndetësisë tha se legalizimi i kanabisit mjekësor do të sjellë përfitime financiare.

Por a do të mund të kontrollohet futja e këtij kanabisi në tregun e zi ku, sot edhe pse ilegalisht droga lulëzon nën hundën e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA