Të gjithë drejt jugut, kolona të gjata makinash në Vlorë
09/07/2023 13:03
Që prej orëve të mëngjesit situatë e rënduar trafiku paraqitet edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.
Në zonën e Lungomares dhe në Ujin e Ftohtë ka pasur fluks më të shtuar nga qytetarët që i drejtohen jugut këtë të diel.
Edhe pse ka fluks, makinat nuk qëndrojnë në vend për shkak të lehtësimit nga Bypass i Vlorës.
E njëjta situatë paraqitet në autostradën Tiranë Durrës, në hyrje të Durrësit si dhe në veri, Shëngjin dhe Velipojë.
Top Channel