Denoncimi i Fiks Fare/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe s’paguajnë punëtorët
Anija shqiptare ‘Butrint’ së bashku me anije greke dhe turke kanë ndërhyrë për të shpëtuar 55 emigrantë të cilët rrezikonin të mbyteshin në Detin Egje.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi,përmes një postimi në ‘Facebok’, ku ka ndarë disa foto nga anija ‘Butrinti’.
“Anija ‘Butrint’ tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe turke, ekuipazhi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një karrocë në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, personeli i FA tregoi përkushtim të palëkundur për të parandaluar humbjen e jetëve njerëzore dhe gatishmëri për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”,- shkruan Peleshi.
Top Channel